Skuadra angleze Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me Xavi Simons nga RB Leipzig.
22-vjeçari holandez ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin dhe do ta bartë numrin 7 në fanellë.
Vetë Xavi ka thënë: “Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres të nis të luaj. Kam ëndërruar për këtë për një kohë të gjatë”, shkruan Klankosova.tv.
“Është një klub i madh”, tha mesfushori sulmues pas nënshkrimit të kontratës.
Trajneri Thomas Frank tha se është shumë i kënaqur me sigurimin e shërbimeve të Xavit, të cilin e quajti si “shtesë të madhe në skuadër”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.