Lajmet e fundit

Eshref Durmishi, producenti i filmit “Shok”, që të enjten u dominua për çmimin Oskar për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, ka thënë se ky moment është historik për kinematografinë kosovare.
Në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova, ku ai ishte i ftuar së bashku me dy aktorët kryesorë, djelmoshat Andi Veseli dhe Lumi Bajgora, Durmishi u shpreh se ishte përvojë e mirë të punonte me dy aktorët në fjalë.
“Kemi hyrë në historinë e kinematografisë shqiptare. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme e jam shumë i lumtur që jam në mes të këtyre dy aktorëve të talentuar që mundësuan që ky film të shkojë kaq larg”.
“Këta të dy kanë bërë vërtetë një punë shumë të madhe që gjithë ekipit na ia ka lehtësuar punën”, ka thënë Durmishi.
Filmi thotë Durmishi, “Është bazuar në ngjarje të vërtetë gjatë luftës në Kosovë dhe thotë se ka marrë komente të shumta nga njerëz të ndryshëm në botë, të cilët i kanë kërkuar falje që kanë qëndruar aq inferiorë karshi luftës së Kosovës.