20.10.2022 · përditësuar para 1382 dite1 min lexim
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, ka shpërndarë një fotografi ku shihet duke i shtrënguar duart me diplomatin amerikan, njofton Klan Kosova.
Të mërkuren Gabriel Escobar qëndroi edhe në Kosovë ku zhvilloi takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në të dyja takimet, ai e konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspiratat euroatlantike të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.