Artisti Esat Valla sonte prezanton veprat e tij me ekspozitën personale të titulluar: “Arti pamor si rezistencë (1990 – 1999)”.
E kuruar nga Zeni Ballazhi, kjo ekspozitë hapet nga ora 19:30, në galerinë “Open Art Gallery”, në Prishtinë.
Sipas kuratorit Ballazhi, gjatë viteve 1981–1999, Kosova përjetoi një nga periudhat më të errëta të historisë së saj moderne, kur popullata shqiptare u përball me shtypjen sistematike nga regjimi serb.
Esat Valla është i njohur për stilin ekspresiv dhe simbolikën e thellë. Kthesa e madhe në pikturën e tij erdhi në dekadën e tetë të shekullit të 20-të.
Ai ka një shije të veçantë në përcaktimin e kompozimeve, mjeshtërisë dhe elegancës, një shije që e ka trashëguar nga studimet e tij deri më sot. Valla vazhdon të frymëzojë brezat e rinj dhe të ruajë kujtesën kolektive, por edhe krenarinë dhe dinjitetin njerëzor, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.