Lajmet e fundit

Erzen Shkololli, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, është ftuar të marrë pjesë në sesionin e katërmbëdhjetë të Parlamentit Kulturor Evropian (PKE) i cili këtë vit do të mbahet në Barcelonë të Spanjës më datat 29 tetor – 1 nëntor 2015.
Tema e sesionit te këtij viti është “Kreativiteti, Inovacioni dhe Identiteti Kulturor”.
Ky simpozium do të mbledhë artistë dhe profesionistë të artit nga e gjithë Evropa të cilët do të adresojnë rolin e politikave të artit, inovacionit dhe identitetit kulturor.
Parlamenti Kulturor Evropian është një forum i cili mbledh mbi 100 personalitete evropiane në fushën e artit dhe kulturës. Parlamenti synon të rrisë bashkëpunimin kulturor në Evropë si dhe të forcojë rolin e ideve kulturore dhe artistike në debatin mbi të ardhmen e Evropës.
Po ashtu, PKE mbështet vlerat e përbashkëta, identitetin kulturor, diversitetin dhe tolerancën, si dhe promovon ndërtimin e urave mes kulturave.
Erzen Shkololli është anëtar i Parlamentit Kulturor Evropian që nga viti 2003.