Lajmet e fundit

Ernst Reichel, i ngakurar i Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Gjermania dhe bashkësia ndërkombëtare janë të shokuar me dhunën e cila po përhapet në Kosovë, si dhe për dhunën që ndodhi në fundjavën e kaluar gjatë demonstratave të opozitës.
Ai në një intervistë për Deutche Welle ka theksuar se më shqetësues është fakti se opozita nuk është distancuar qartë nga kjo dhunë.
"Ne kemi përshtypjen se opozita gjendet në një rrugë të gabuar, nga e cila duhet të kthehet sa më parë. Ne jemi të bindur se kemi nevojë që të kthehemi në rrugën demokratike, ku mund të zhvillohet një debat demokratik për mendimet dhe qëndrimet e ndryshme"
" Debati duhet të zhvillohet në parlament me argumente dhe jo me gaz lotsjellës apo koktej molotov" ka deklaruar Reichel, përcjellë Klan Kosova.