Lajmet e fundit

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, e cila u shpall fituese në “International Opera Awards”, ka falënderuar admiruesit e saj në Shqipëri dhe në botë.
Në një postim në rrjetet sociale, Jaho ka vlerësuar mbështetjen e madhe që i është dhënë gjatë votimit. “Dua të falënderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë. Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues... Ju dua të gjithëve!”, ka qenë postimi i sopranos së njohur.
Lajmi për fitoren e Ermonela Jahos është bërë me dije nga faqja zyrtare e “International Opera Awards” në “Twitter”, ku thuhet se fituesja e vitit 2016, është sopranoja e njohur shqiptare.