Lajmet e fundit

Ermal Mamaqi tashmë është bërë i njohur me batutat e tij të lezetshme, si në emisionet televizive, po ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ai numëron fansa dhe ndjekës të shumtë.
Me të filluar sezoni veror, ai së bashku me gruan e tij Ami dhe djalin Joel, për pushime zgjodhën Turqinë, ku kanë marrë pjesë në një shkuma party, nga e cila Ermali postoi edhe një fotografi familjare interesante në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Fatkeqësisht, fytyra e të voglit Joel nuk shihet, pasi ai ishte fokusuar në diçka tjetër prapa tij. E natyrisht që Ermali nuk ka mundur të mos e komentojë këtë moment qësharak.