Lajmet e fundit

Universitatea Craiova dhe Rapid Bukureshti kanë ndarë pikët në përballjen e vlefshme për javën e 29-të në Liga 1 të Rumanisë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, e nuk mungoi as gjurma e futbollistëve nga Kosova.
Me gol jo, por Ermal Krasniqi kontributin e tij e dha me një asistim.
Ai asistoi për Jakub Hromada, i cili në minutin e 49-të i barazoi shifrat për skuadrën nga Bukureshti.
Krasniqi deri më tani në ligën elitare të futbollit rumun, i numëron katër asistime në elitën e futbollit rumun, krahas edhe tre golave.
Pos tij në skuadrën e Rapidit, luajnë edhe dy kosovarë që janë bërë pjesë goxha e rëndësishme e klubit.
Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin dhe Florent Hasanin.
Rapid Bukureshti pas këtij barazimi ka 52 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë.