Lajmet e fundit

Gjatë konferencës për pushtetin vendor, ambasadori i SHBA-së Donald Lu tha se, Erion Veliaj është duke përdorur një makinë "Toyota Prius", me ngjyrë gri të cilën e ka marrë me qira.
Sipas ambasadorit, Veliaj e ka refuzuar "Benz-in" që është në pronë të bashkisë së Tiranës dhe për këtë arsye ka marrë një makinë me qira. Ambasadori e falenderoi Veliajn për këtë veprim.
Këtë mjet, Veliaj e ka bërë publike disa ditë më parë, gjatë së cilës prezantoi edhe një parking të Tiranës nën administrimin e Bashkisë./Syri
