Lajmet e fundit

“Duke i dhënë dikujt çelësin, i jep të vetmen gjë që ti ke. Ne nuk jemi të pasur, por përpiqemi të japim gjithçka që kemi si shenjë respekti dhe shenjë e derës së hapur, prandaj, duke të dhuruar 'Çelësin e Tiranës' do të thotë se të vlerësojmë shumë”, tha Veliaj.
Rita Ora e falënderoi kryetarin e bashkisë për mikpritjen dhe vlerësoi ndryshimin që po pëson Tirana.
“Mendoj se Tirana është në rrugën e saj drejt një suksesi të pabesueshëm. Me fuqinë dhe mundësitë që unë kam, do t’ia bëj të ditur këtë pjesës tjetër të botës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ka energjinë më të mirë të çdo qyteti në tokë. Nga hera e fundit që isha këtu, pa dyshim që energjia ka ndryshuar, ndjehesh gjallë, miqësore, e pëlqyer dhe shumë pozitive. Ndjehem shumë mirë që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Ora.
Veliaj i bëri edhe një surprizë krejt të veçantë këngëtares Rita Ora duke i dhuruar një çifteli, të cilën e mbante në zyrën e tij, instrumenti muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare.
Për tri ditë sheshi “Skëndërbej” n kryeqytetin shqiptar u kthye në qendrën më të madhe artistike shqiptare, ku në dy koncerte madhështore, këngëtarë vendas dhe ata me origjinë shqiptare më famë botërore dhuruan për shqiptarët çaste të paharrueshme.