Lajmet e fundit
Organizatori danez ka shpresë se Tottenhami mund të nxjerrë rezultat pozitiv në përballjen e fundjavës ndaj skuadrës së Jurgen Kloppit.

Christian Eriksen shpreson që ta frustrojë në debutim menaxherin e ri të Liverpoolit, Jurgen Klopp, në përballjen e së shtunës në White Hart Lane.
Klopp do ta drejtojë skuadrën nga Anfield Road për të parën herë këtë fundjavë, pasi e zëvendësoi Brendan Rodgersin.
"Është goxha ndeshje e madhe për ne".
"Duam që të vazhdojmë me rezultate të mira, duke shpresuar që ta mposhtim Liverpoolin".
"Kloppi është menaxher i mirë. Të gjithë i kemi parë rezultatet e tij tek Dortmundi. Por tek Liverpooli do të jetë ndryshe".
"Ai ka idetë e tij, por shpresoj që t'i tregojmë edhe ne çka mundemi".