Lajmet e fundit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan u bë të enjten pjesë e ceremonisë inauguruese të Xhamisë së Mehmet Akif Ersoj në fshatin Shushicë të Istogut.
Prania e kreut të shtetit turk në këtë përurim u bë i mundur falë realizimit të një video lidhjeje përmes së cilës Erdogan i uroi banorët e këtij fshati për xhaminë e re.
Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, Ministri i Ambientit, Ferid Agani si dhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Edhe ky i fundit e falenderoi direkt presidentin turk për restaurimin e këtij objekti fetar si dhe ndihmën e vazhdueshme që shtetit i tij i ka dhënë Kosovës.
Xhamia e Mehmet Akif Ersoj ishte ndërtuar më 1861 ndërsa ishte djegur më 04 prill të vitit 1999.Restaurimi i saj u bë nga Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim