Lajmet e fundit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas incidentit gjatë debatit të komisionit parlamentar për reformat kushtetuese, deklaroi se deputetët e Partisë prokurde Popullore Demokratike nuk janë të denjë të përfaqësojnë popullin, raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.
Erdogan sot foli në Ankara pas takimit me përfaqësuesit e instancave më të ulëta të pushtetit në këtë vend, ndërsa me këtë rast komentoi edhe incidentin e paradokohshëm gjatë debatit të komisionit parlamentar për reformat kushtetuese, si dhe mënyrën se si disa media raportuan për të.
Ai tha se kryetari i komisionit ka mundur të mos lejojë hyrjen e mediave në debat, si dhe këshilltarët partiak.
“Ka mundur të zhvillojë takimin vetëm me anëtarët e komisionit, por megjithatë lejoi duke marrë parasysh lirinë e tyre.
Për fat të keq ata këtë liri nuk e shfrytëzuan në mënyrë të përshtatshme”, tha Erdogan, dhe duke aluduar në partinë opozitare HDP, tha “Nuk janë të denjë të përfaqësojnë popull”.