Lajmet e fundit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar protestat kundër presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump duke thënë se duhet t'i jepet kohë për të treguar si qeveris shtetin, njofton Klan Kosova.
Para se të nisej për një vizitë zyrtare në Pakistan, Erdogan iu tha gazetarëve se demonstruesit "po e sulmojnë Trumpin, sepse kandidati i tyre nuk ka fituar."
"Prisni pak. Zgjedhjet sapo kanë kaluar, vetëm kini pak respekt. Le të shohim sesi ai do ta udhëheqë vendin" ka deklaruar ai, raporton AP, përcjellë Klan Kosova.
Presidenti turk ka shtuar se kjo është e rëndësishme që të dëshmohet edhe se kush e respekton demokracinë në botë.