Lajmet e fundit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se sulmi i mbrëmshëm që ndodhi në Stamboll ishte tentim për të shkaktuar kaos në vend, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Ky është një tentim për ta shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos duke e sulmuar qëllimisht paqen dhe civilët tanë,” ka thënë ai.
Të paktën 39 persona u vranë dhe mijëra të tjerë mbetën të plagosur, pas një sulmi mbrëmë pak para mesnatës gjatë një ahengu në klubin Reina në Stamboll.