Lajmet e fundit

15 korriku do të ngelet ne kalendarin e Turqisë si dite përkujtimore ne nder te viktimave te tentimit te grusht shtetit, transmeton Klan Kosova.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar ditën e premte që kjo datë do të shpallet ditë përkujtimore.
“81 provinca dhe 79 milion qytetarë vazhdojnë që të rezistojnë tentimin për puç, më të neveritshmin në historinë tonë, i cili u zhvillua më 15 korrik. Do të doja të ndaj me ju lajmin që ne kemi shpallur këtë datë ditën vjetore për të përkujtuar ata që u vranë” ka thënë Erdogan.
Ai sërish deklaroi që ky grusht shtet ishte i organizuar nga lëvizja e udhëhequr nga Fethullah Gulen.