Lajmet e fundit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ai ka fakte që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur ISIS-in.
Kreu i shtetit turk pretendon se koalicioni ka dhënë mbështetje për grupet terroriste, duke përfshirë ISIS-in dhe grupet kurde militante YPG dhe PYD.
Erdogan ka thënë se është shumë e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke mbështetur grupet terroriste, në një konferencë për media në Ankara, transmeton Klan Kosova.
“Ata po na akuzonin për mbështetjen e Daesh-it (Shtetit Islamik).Tani ata japin mbështetje për grupet terroriste, duke përfshirë Daesh, YPG, PYD. Është shumë e qartë. Ne e kemi konfirmuar këtë, me fotografi, piktura dhe video”, ka thënë ai.