Lajmet e fundit

Lufta e fjalëve mes Holandës e Turqisë është përkeqësuar pasi presidenti turk ka akuzuar holandezët se kanë gisht në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, njofton Klan Kosova.
Paqëruajtësit holandezë në OKB kanë dështuar për të mbrojtur njerëzit nga forcat serbe të Bosnjës të cilët ishin proceduar në masakër.
Turqia dhe Holanda tashmë kanë raporte tejet të tensionuara, pasi këta të fundit ndaluan hyrjen e dy ministrave në Roterdam.
Madje presidenti turk, Erdogan shtetin holandez e ka cilësuar si mbetje naziste dhe fashiste.