Lajmet e fundit
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ,do ta padis liderin e opozitës turke i cili ka thënë se në banjot e pallatit presidencial tualetet janë nga ari.Pallati presidencial gjendet në periferi të Ankarasë, ku përfshin rreth 200 mijë metra katror dhe është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë në Amerikë dhe më e madhe edhe se Pallati i Versajës në Francë.

Avokati i Erdoganit ka thënë për mediat turke se presidenti do ta padisë liderin e opozitës Kemal Kilixharoglu për shpifje dhe do të kërkojë dëmshpërblim.
Kilixharoglu, lider i Partisë popullore republikane mbrëmë në një intervistë televizive e ka demantuar këtë deklaratë, duke shtuar se kur ka thënë se banjot janë të praruara në ari, ka menduar në aspektin kritik për mënyrën ë jetës që bëjnë zyrtarët e lartë të shtetit.
Sipas liderit opozitar, Erdogani këtë e ka marrë personale, transmeton Agjencia AP.
Erdogani dje ka ftuar opozitën t’i shohë banjot në pallatin e tij presidencial dhe vetëm nëse një e gjejnë nga ari ai do të japë dorëheqje.