Lajmet e fundit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka insistuar që planet e tij për të marrë fuqi të reja, nuk e bëjnë atë diktator.
Në një intervistë ekskluzive për CNN, Erdogan tha se pakoja e reformave kushtetuese, e mbështetur nga shumica e ngushtë turke në referendumin e së Dielës, nuk kishte të bënte me të, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Unë jam vdekatar, mund të vdes në secilin moment”, i tha ai Becky Andersonit brenda pallatit presidencial në Ankara, në intervistën e tij të parë që prej votimit.
Erdogan i hudhi poshtë akuzat që ai i mbështetë fuqitë e reja nga dëshira për ta fuqizuar veten, e jo që ta përmirësojë sistemin politik në Turqi.
“Sistemi paraqet ndryshim, një transformim në historinë demokratike të Turqisë”, tha Erdogan.