Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Shën Petersburg, duke shpresuar se do t’i “rivendos” lidhjet me Rusinë në bisedime me Vladimir Putin, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit nga Erdogan, prejse ka ndodhur tentim-puçi në Turqi.
Raportet mes dy vendeve ndodheshin në një krizë qysh nga nëntori i kaluar kur Turqia rrëzoi dy aeroplanë ushtarakë rusë në kufirin sirian.
Kjo vizitë vjen pasi që lidhjet e Turqisë me shtetet e fuqishme perëndimore janë ftohur pas kritikave të shumta që i janë bërë Erdoganit në trajtimin e të dyshuarve për organizimin e puçit, njofton Klan Kosova.
Para se të nisej për Rusi, Erdogan e quajti Putini “shoku im” dhe tha se po shkon atje për të hapur një kapitull të ri në raportet e dy vendeve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.