Lajmet e fundit

Arrestimet në Turqi, pas grusht-shtetit të dështuar të së premtes kanë arritur shifrën rreth 6 mijë.
Ndërkaq Presidenti Erdogan, është zotuar se do të pastrojë organet shtetërore nga viruset që e kanë dëmtuar atë, njofton Klan Kosova.
Në një funeral për një nga viktimat e shkaktuara nga kaosi i grusht-shtetit të dështuar Erdogan përsëri fajësoi klerikun turk me bazë në SHBA, Fethulla Gule për përfshirje në këtë komplot.
Duke iu referuar akuzave Gulen, mohon fuqishëm çdo përfshirje të mundshme në përpjekjet për të realizuar një puç për marrje të pushtetit, njofton Klan Kosova.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se ata që qëndrojnë pas komplotit do të paguajnë një çmim të rëndë, duke e quajtur grusht - shtetin një dhuratë nga Perëndia ... pasi që kjo sipas tij do të jetë një arsye për të pastruar ushtrinë.