Lajmet e fundit

Kërkesa për mallërat industriale turke është gjithnjë në rritje, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës në Kili, duke shtuar se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve do të rritet edhe mëtej.
Presidenti i Turqisë, i cili ndodhet në turne në vendet e Amerikës Latine, në të cilat beson se do të hapë shumë dyer të rëndësishme strategjike për vendin e tij, ka mbajtur fjalim në forumin e biznesit kiliano-turk në Santiago.
Pjesa më e madhe e prodhimit botëror të litiumit, e cila është përbërës i rëndësishëm për bateri dhe makina elektrike, vjen nga Kili. Në këtë vend të Amerikës Jugore prodhohen edhe sasi të mëdha të bakrit.
Presidenti turk njoftoi disa përmirësime në lidhjen e rrugëve ajrore mes Stambollit dhe Saintiagos. Prandaj, në të ardhmen e afërt mund të pritet që kompania ajrore turke Turkish Airllines të nisë fluturime të vazhdueshme mes të dy qyteteve. Numri i turistëve kilianë që çdo vit vizitojnë Turqinë është rreth 17 mijë sosh, kurse me fillimin e fluturimeve të rregullta ky numër mund të rritet.
Kili është vendi i parë i Amerikës së Jugut i cili në vitin 2011 me Turqinë nënshkroi marrëveshje të tregtisë së lirë. Vitin e kaluar, këmbimi tregtar arriti në rreth 417 milionë dollarë, që paraqet rënie në krahasim me vitin 2014, kur shkëmbimi u regjistrua në 562 milionë dollarë.
Sipas vlerësimit të presidentit turk, për një kohë shumë të shkurtër shkëmbimi tregtarë mes Kilit dhe Turqisë mund të kalojë një miliard dollarë.