Lajmet e fundit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Amerikën për “grushtin ekonomik” pasi që monedha e vendit po lëkundet pas sanksioneve ekonomike të SHBA, njofton Klan Kosova.
"Ne nuk do t'u dorëzohemi atyre që veprojnë si një partner strategjik, por na bëjnë objektiv strategjik", thotë Presidenti.
Erdogan u tha mijëra përkrahësve në Ankara: "Sot disa njerëz po përpiqen të na kërcënojnë përmes ekonomisë, nëpërmjet normave të interesit, këmbimit valutor, investimeve dhe inflacionit”.
Turqisë i është trazuar ekonomia këtë javë pasi Uashingtoni i ka vënë sanksione duke përfshirë dyfishimin e tarifave mbi alumin dhe çelik - në hakmarrje për refuzimin e Erdoganit për lirimin e një pastori amerikan të arrestuar.
Ndërsa të dy vendet janë përplasur, vlera e lirës ka rënë: ajo tani ka rënë 38 për qind kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.