Gjashtë shtetas turq ishin arrestuar mëngjesin e 29 marsit nga Policia e Kosovës.
Në këtë operacion patën marrë pjesë edhe agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, njofton Klan Kosova.
Ata ishin deportuar për në Turqi pa u respektuar procedurat, ndërsa për këtë çështje thanë se të painformuar ishin zyrtarët e kryesor të shtetit: presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Haradinaj pas këtij veprimi kishte kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe të shefit të AKI-së, gjë edhe që ndodhi më pas, njofton Klan Kosova.
Ky veprim e kishte “irrituar” presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili edhe kishte kërkuar depërtimin e gylenistëve.
Erdogan atë kohë e akuzoi Haradinajn për qëndrimin kundër gylenistëve të depërtuar, njofton Klan Kosova.
“U pikëllova shumë kur mora vesh se u shkarkuan ministri i Punëve të Brendshme [Flamur Sefaj] dhe kreu i AKI-së [Driton Gashi]... Tani unë e pyes kryeministrin e Kosovës se me udhëzimet e kujt po vepron”?
“Të garantoj se vëllezërit dhe motrat kosovarë do të japin përgjigjen e merituar – ne kemi dëshmuar se nuk tolerojmë aleanca të ndyta”, kishte thënë Erdogan më 31 mars 2018, vetëm dy ditë pas deportimit të gylenistëve.
https://www.youtube.com/watch?v=Q53gg0_sIy4
Por vetëm shtatë muaj më pas, këtë tetor, Haradinaj takon njërin nga vartësit kryesor të Erdoganit, ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njofton Klan Kosova.
Haradinaj në këtë takim nuk e ka përmendur çështjen e dikurshme të kërcënimit.
Kryeminsitri ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë nga shteti turk për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL si dhe për intensifikimin e partneritetit politik, ekonomik dhe të sigurisë ndërmjet dy vendeve.
Madje ai sërish ka kërkuar nga Kosova që të mbyllen të gjitha shkollat e Fondacionit FETO gjatë takimit që ka pasur me homlogun kosovar, Behgjet Pacollin.
klankosova.tv