Lajmet e fundit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në video-mesazhin iu drejtua popullit në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.
Ai rikujtoi se Turqia u përball me një tentativë për grusht shteti e cila filloi rreth orës 22:00 më 15 korrik 2016 dhe e cila vazhdoi derë në orët e pasdites ditën e ardhshme, raporton Anadolu Ageny.
Duke theksuar se afërsisht për tri vite Turqia po përballet me përpjekje të shumta për kapjen e pushtetit dhe shtetit edhe përkundër popullit dhe vullnetit kombëtar, Erdogan u shpreh se “Këto përpjekje më 15 korrik u shndërruan në tentativë të armatosur për grusht shteti dhe, pa asnjë dyshim, treguan se Turqia ballafaqohet me një sulm terrorist të natyrave të ndryshme".
Ndër të tjera, Erdogan tha se kanë ndërmarrë çdo hap të duhur për pengimin e tentativës për grusht shteti përmes moblizimit të menjëhershëm gjatë zhvillimeve brenda natës.
“I ftuam të gjithë që e duan popullin tonë, shtetin dhe atdheun të dalin nëpër shesh e t’i dalin zot shtetit dhe demokracisë. Menjëherë pas, krahas të gjitha rreziqeve dhe kërcënimeve, lëvizëm drejt Stambollit dhe së bashku me popullin tim e shfaqa qëndrimin e vendosur kundër puçistëve. Kundër mbrojtjes së shtetit dhe vullnetit në mënyrë të vendosur nga ana e popullit nuk hynë në punë as armët, as tanket, as helikopterët, e as avionët e puçistëve. Unë besoja se nëse ata kanë avionë dhe topa, atëherë rrugët kanë besimin e miliona bashkështetasve të mi. Tentativat e anëtarëve të çetës së ligësisë dështuan përballë vullnetit të popullit, të gjitha institucioneve dhe vendosmërisë së shtetit", tha presidenti turk.
Presidenti Erdogan gjithashtu lavëdori edhe pjesëtarët e policisë dhe njësitet e Forcave të Armatosura Turke të cilat ‘dorë për dore’ me popullin nuk ua lëshuan sheshet puçistëve përkundër të shtënave, bombave dhe rreziqeve të tjera drejtuar njerëzve që nuk u frikuan dhe nuk hodhën asnjë hap prapa.
Më tej, Erdogan dha informata në lidhje me numrin e viktimave si pasojë e ngjarjes, duke thënë se 208 persona kanë rënë dëshmorë dhe se afër 500 të tjerë janë plagosur.