Lajmet e fundit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sulmin e ndërmarrë në një park në Lahor të Pakistanit ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën 300 të tjerë ka pohuar se "sulmi i ndodhur në një lunapark ku ndodheshin familjarë dhe kryesisht fëmijë ka treguar edhe një herë fytyrën e terrorizmit i cili nuk njeh kufij dhe vlera".
Në një deklaratë të bërë nga qendra e shtypit të Presidencës theksohet se Erdoğan ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur në Lahor të Pakistanit dhe ka uruar mëshirën e Allahut për qytetarët pakistanezë që kanë humbur jetën në sulm dhe shërim të shpejtë për të personat e plagosur.
Si pasojë e një sulmi me bombë të ndërmarrë në parkun "Gülşen İkbal" humbën jetën 63 persona nga të cilët shumica e tyre fëmijë dhe gra, si dhe u plagosën 300 të tjerë.