Lëvizjet për të lehtësuar problemet ekonomike të Turqisë kanë dështuar të ndalojnë trazirat e tregut, ndërsa problemet mes Turqisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të thellohen, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të hënën se SHBA-ja po provon “t’ia ngulë Turqisë thikën pas shpine”.
SHBA-ja javën që shkoi i ka vendosur sanksione Turqisë pasi Turqia refuzoi të ekstradonte një prift amerikan që është burgosur atje.
Sanksionet kanë shkaktuar trazira në tregun turk, ndërsa as masat e marra nga banka qendrore turke nuk kanë zbutur problemet.
Erdogan tha në një konferencë të mbajtur në Ankara, kryeqytetin turk, se “ju (SHBA-ja) veproni në njërën anë si partner strategjik, por në anën tjetër gjuani plumba në këmbët e këtij partneri”.
“Ne jemi bashkë në NATO, kurse ju provoni të na ngulni thikën pas shpine”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.