Lajmet e fundit

Alma Lama, fëmijën e saj të sapolindur e ka quajtur si “mrekulli”. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një publikimi të fotografisë në profilin e saj në rrjetin social facebook.
“Një mrekulli e vogël u bë pjesëtare e familjes sime sot në mëngjes”, ka shkruar Lama.
Deputetja e Parlamentit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës pati lajmëruar disa javë më parë se fëmija që priste është vajzë.