Lajmet e fundit

Festivali i Këngës në edicionin e tij të 57-të do të rikthejë sërish në skenën e tij pas 17 vjetësh këngëtaren e njohur shqiptare, Eranda Libohova.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet artistja në Istagram, e cila ka treguar se kënga e saj pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision titullohet “100 pyetje” me muzikë të Gent Myftarajt dhe tekst të Pandi Laços.
Ky projekt rikthen Erandën pas 17 vjetësh në Festivalin e Këngës, festival te i cili ka shkëlqyer duke kënduar hite të cilat këndohen dhe dihen përmendësh nga shumica edhe sot, shkruan bordo. Mjaft të kujtojmë disa prej perlave të saj muzikore si “Kthehu për vehte për mua”, “Bota iluzion” apo edhe në bashkëpunimet me motrën e saj, artisten e njohur, Irma Libohova, me këngët “Apokalips” në vitin 1999, “Nuk e harroj” këngë më të cilën motrat Libohova kanë fituar çmimin e parë në Fest ’26 në vitin 1987.
