Lajmet e fundit

Ai e filloi mbarë 2017-ën me hitin “Redrum”, një rikthim i shumëpritur i Era Istrefit, pas hitit “Bonbon” që i ka kaluar tashmë 300 milionë klikime në YouTube.
Këngëtarja nga Kosova gjithashtu ka nënshkruar një kontratë me brendin “Guess”, ku së bashku me “Nylon Magazine” kanë realizuar edhe një set të mrekullueshëm fotografik. Dhe jo më larg se mbrëmë këngëtarja është shfaqur në studiot e Jimmy Kimmel, pas një takimi që ajo dhe stafi i saj kanë pasur me të.
Por duket se Era nuk ka të ndalur.
Duket që ajo do të marrë pjesë në eventin më të madh të SHBA-së, festivalin Coachella.
Ky festival, i cili zhvillohet në Kaliforni, është një nga eventet më të rëndësishme amerikane, që bën bashkë zhanre të ndryshme muzikore si, hip hop, indie, elektronik, dance etj.
Vitin e kaluar, në Coachella u shitën mbi 198.000 bileta dhe festivali rezultoi një sukses i madh.