Lajmet e fundit

Gjatë verës së këtij viti, të gjithë sytë iu drejtuan motrës së Nora Istrefit, Erës.
Ajo njihet për muzikën dhe stilin e vecantë që ka.
Së fundmi ajo realizoi projektin ‘’Shumë piss’’ në bashkëpunim me reperin Ledrin, të cilët bënë për vete miliona klikime në rrjetin Youtube, ndërsa Era, edhe aty u pa me flokë unike.
Megjithatë sipas një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, simpatikja Era Istrefi, duket se ka bërë disa ndryshime, transmeton Klan Kosova.
Ajo shihet me folkë të zinj, e më të shkurtra, gjithsesi bëhet fjalë për ndryshimin që vërehen në të.
Në realitet ende nuk dihet nëse bukuroshja Era, ka vendosur ndonjë paruke apo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve nga ajo rozë në të zezë.