Lajmet e fundit

Era Istrefi ka shkëlqyer me performancën e saj në Luzhniki Stadium në kuadër të ceremonisë përmbyllëse të Kampionatit të sivjetmë Botëror.
Pas kësaj ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën, një gjest që u kushtoi me gjoba dy futbollistë kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë, në fazën e grupeve.
“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.