Mbrëmjen e së enjtes, erërat e forta kanë rrëzuar disa lisa në qytetin e Gjilanit.
Edhe pas më shumë se 24-orësh, autoritetet nuk janë marrë me pastrimin e tyre.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv shihen poashtu disa lisa të rrëzuar në një nga rrugët e qytetit, duke u bërë pengesë për qytetarët.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.