Një lis është rrëzuar sot në Dragash si pasojë e erërave të forta dhe motit me temperatura të ulëta që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit.
Pamjet janë dërguar nga lexues të Klankosova.tv, ku shihet pema e rrëzuar në një nga rrugët e qytetit.
Sipas një lexuesi, tashmë rruga është pastruar, ndërsa në pastrimin e saj ka qenë e angazhuar një kompani private.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.