Lajmet e fundit

Kënga Bonbon e Era Istrefit ishte larguar nga kanali zyrtar i kompanisë “Neser” në momentin kur i kishte grumbulluar 30 milionë klikime, që më pas të ngarkohet në atë të “Ultra Music”, pasi kishte nënshkruar kontratë me kopmaninë ndërkombëtare Sony.
Por pa kaluar një muaj i plotë, kënga e Erës sot numëron 32 milionë klikime në kanalin e ri, duke dëshmuar kështu se ende vazhdon të mbetet hit dhe se pëlqehet dhe dëgjohet me të madhe anembanë botës, transmeton Klan Kosova.