Partitë Popullore Europiane – EPP, kanë përgëzuar kryeministrin Isa Mustafa, për takimin e parë të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, që u mbajt sot në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në rrjetet zyrtare sociale, drejtuesit e EPP-së kanë theksuar se ky takim është e arritur për kryeministrin Mustafa dhe Kosovën.
“Takimi i parë i mbajtur sot i MSA-së, BE-Kosovë është cak i arritur për kryeministrin Mustafa dhe Kosovën”.
“Përpjekjet dhe reformat e tilla duhet të vazhdojnë të sjellin benefite për të gjithë qytetarët”, thuhet në shkrimin e publikuar nga EPP në Twitter.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.