Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, me rastin e përvjetorit të 27 të LDK-së, ka dërguar një mesazh urimi ku thekson se EPP-ja është krenare që ka në gjirin e saj një parti si LDK-ja, njofton zyra e LDK-së, për media, përcjell Klan Kosova.
Presidenti Daul thekson po ashtu se lidershipi dhe qeverisja e mirë që kryeministri Mustafa dhe LDK-ja e kanë dëshmuar, janë fondamentale për Kosovën.
“Me rastin e përvjetorit të 27-të të partisë suaj, jam shumë i lumtur t’ju dërgoj urimet dhe përgëzimet më të mira. EPP-ja është krenare që ka në gjirin e saj një parti si LDK-ja, partia e parë në Kosovë pas rënies së komunizmit”, shkruan Daul.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.