Episodi i sotëm i “Doktorit të Mrekullive” starton me një ngjarje shumë të ndjeshme, me ç` rast kuptohet se doktor Adili nuk po e ndjen anën e majtë të trupit të tij.
Aliu fillon të brengoset se Adili nuk do e falë atë, ndërsa Tanxhu është në pritje të raportit të Doktor Adilit, e që fatkeqësishit nuk del të jetë pozitiv.
Ali shkon tek Doktor Adili, ai i kujton se nuk e kanë gënjyer kurrë njëri -tjetrin dhe pret nga Ali t` ia tregoj të vërtetën.
Doktor Adil pikëllohet tejmase për gjendjen në të cilën është tashmë, por frika tij e vetme është se nuk do mundet t`i ndihmoj të tjerët më, sidomos Aliun.
Doruk dhe Nazel ballafaqohen me një paciente paksa të vështirë.
Mjeket e spitalit vendosin që të fillojnë sa më shpejtë me terapit për shërimin e Doktor Adilin, Farman e merr përsipër tejkalimin e kësaj situate.
Farman e detyron Aliun të ushqehet, sepse gjatë gjithë ditës nuk kishte ngrënë ushqim, me këtë rast ai i sjell ushqimin e tij të preferuar.
Psikiatrja e viziton Doktor Adilin dhe këshillon mjekët që të vazhdohet me ndonjë qetësues në ujë, por, për diqka më shumë do të duhet t’i jepni edhe pak kohë.
Aliu pranon një telefonatë nga Jetimorja, ku njoftohet se bebja nuk është birësuar nga ajo familje që ishte në njohuri edhe Aliu, ai menjëherë vrapon tek Farman për t’i treguar për rastin mirëpo befasohet plotësishit kur kupton se Farman ka aplikuar për mbrojtje të fëmijës dhe se së shpejti do ta shohin foshnjën.
Aliu emocionet shumë dhe e quan Farmanin hero dhe zemërmirë.
Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante, ju presin në episodin e sotëm të “Doktori i Mrekullive”, vetëm në kanalin e Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.