Lajmet e fundit

Deputeti i PAN dhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Ditmir Bushatin për mandatin e ti në krye të diplomacisë së Shqipërisë.
Bushati është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, se do të drejtojë këtë dikaster edhe në qeverisjen e re.
“Urime mikut tim, Ditmir Bushati marrjen e mandatit të ri në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Hoxhaj, përcjellë Klan Kosova.
“Lajm i mirë për diplomacinë shqiptare, rajonin dhe marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.