Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj,gjatë vizitës në Shqipëri u takua me krerët më të lartë të shtetit aty u diskutua për mbledhjen e ardhshme të dy qeverive dhe për temat qe priten të diskutohen.
“Shumë takime, dhjetëra ide dhe një qëllim në vizitën time sot në Shqipëri – si ta bëjmë më të prekshëm për qytetarët tonë bashkëpunimin ndërshtetëror. Me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Kuvendit, Meta dhe ministrin e Jashtëm, Bushati diskutuam për mbledhjen e ardhshme të dy qeverive dhe temat që presin të adresohen nga ne”,shkruan Hoxhaj.