Lajmet e fundit

Enver Hoxhaj do të jetë ministër i ri i jashtëm i Republikës së Kosovës.
Kjo si pjesë e ndryshime që i bëhen kabinetit qeveritar, e të cilat pritet të paralajmërohen pas pak castesh.
Një gjë të tillë e ka mësuar Klan Kosova nga burimet brenda institucioneve kosovare.
Krerët e dy partive kryesore në vend, Kadri Veseli i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së kanë zhvilluar një takim aktualisht, ndërsa pritet që në përfundim të tij t'i bëjnë të ditura ndryshimet në qeveri dhe qeverisje.
Klan Kosova ka raportuar më herët se këto ndryshime nënkuptojnë edhe shuarje të disa ministrive, për një periudhë të shkurtë kohore.