Lajmet e fundit

Trajneri i Bercelonës, Luis Enrique, ka refuzuar sot të deklarojë se cila do të jetë e ardhmja e tij në fund të këtij sezoni kur i skadon kontrata me blaugranët.
46-vjeçari ka deklaruar se do të vlerësojë të ardhmen e tij në fund të sezonit.
“Nuk ka asnjë dyshim që jam në skuadrën më të mirë në botë, me futbollistët më të mirë. Të jesh këtu, në këtë detyrë, është një punë e vështirë, më kushton shumë. Ndaj do të analizoj çdo faktor në lidhje me të ardhmen time. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu, jemi të gjithë të lumtur, por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, u shpreh Luis Enrique për "Barca Tv", shkruan Albeu.