Lajmet e fundit

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka qenë një nga 5.5 milionë banorët e Katalonisë që ka pasur të drejt vote, në zgjedhjet parlamentare.
Enrique ka hedhur votën e tij dhe ka bërë thirrje gjatë së dielës që edhe njerëz të tjerë ta bëjnë një gjë të tillë.
“Sot Katalonia vendos të ardhmen. Unë e kam kryer obligimin tim. Rroftë Katalonia”, ka deklaruar Enrique.
Kështu kishte shkruar vet Enrique por më pas e kishte fshirë mesazhin e tij, transmeton Klan Kosova.