Lajmet e fundit

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër të binjakëve, një djalë dhe një vajzë, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Thuhet se 36-vjeçarja lindi këtë fundjavë dhe askush nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë. Këta janë fëmijët e parë për anna dhe Enrique, 42-vjeçar.
Anna me sa duket lindi foshnjat në Miami.
Enrique është në lidhje me 36-vjeçaren që nga viti 2001 por ata kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private.
Thuhet se ata janë të martuar, por kurrë nuk u konfirmua diçka e tillë nga çifti.