Lajmet e fundit
45 vjeçari ka thënë se ai e ka bërë listën e transfereve në janar, e cila është e njohur edhe për drejtuesit e klubit.

Luis Enrique ka thënë se drejtuesit e klubit i dinë objektivat e tij për afatin kalimtar të janarit, për që nuk do të insistojë që ato të arrihen.
Shefi i Camp Nou e ka pranuar se ka kohë që do një sulmues tjetër në skuadër, megjithëse ka treshen sulmuese më të mirë në botë – Messi, Neymar, Suarez.
Ai ka thënë se caqet e tij dihen mirëfilli nga drejtuesit e skuadrës blaugrana.
“Klubi e di kush më nevojitet. Por nuk e kam me patjetër”.
“Duhet të jemi të arsyeshëm, por puna vazhdon”.
“Ka mundësi që të transferojmë lojtarë në të dy kahet, kur afati të hapet”.