Lajmet e fundit

Përfaqësuesi Eliot L. Engel, anëtar i rangut të Komitetit të Dhomës për Punë të Jashtme ka dhënë një qëndrim rreth ndarjes së 49.6 milionë dollarëve nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën.
“Sot, Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit ka votuar që të pajisë Republikën e Kosovës me programin Threshholad që kap vlerën e 49 milionë dollarëve. E uroj përzemërsisht Kosovën si dhe falënderoj MCC Board dhe stafin për punën e përbashkët për të arritur këtë marrëveshje të suksesshme”, ka thënë Engel, transmeton Klan Kosova.
“Programi inovativ MCC do ta ndihmojë Kosovën që të ecë përpara më suksesshëm të një sektori energjetik më të besueshëm se dhe qeverisje më të përgjegjshme. Duke nxitur investimet në sektorin e energjisë do të kenë më shumë burime të sigurta energjie dhe përtej transparencës, një qeveri që përgjigjet më mirë ndaj tyre”.
“Kam punuar shumë që ta shoh Kosovën duke përfituar nga programet e MCC që prej shpalljes së pavarësisë më 2008 dhe jam shumë i lumtur që kjo tashmë është realizuar. Dua të falënderoj veçanërisht dy njerëz që kanë bërë që të ndodhë kjo sot, përfshirë edhe Koordinatorin Kombëtar të Kosovën për Zhvillimet Threshold, Petrit Selimi që ka zhvilluar programin shpejt dhe suksesshëm që bordi i MCC të ndërmarrë këtë hap, si dhe Andrew Russel përfaqësues i UNDFP që ka ndihmuar në mbledhjen e të dhënave që duheshin që Kosova të kualifikohej për këtë grant të MCC”, ka përfunduar qëndrimi i Engel.