Lajmet e fundit

Eliot Engel ka falënderuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, për urimin e mandatit të ri si Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Twitter, Engel tha se edhe ai pret që të punojë së bashku për të mirën e popullit të SHBA-së dhe Kosovës.
“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel duke ripostuar statusin e Presidentit Thaçi.
http://klankosova.tv/hashim-thaci-uron-eliot-engel-per-postin-e-ri-pret-bashkepunim-per-marreveshjen-e-paqes/