E gjithë shqiptaria po e pret me padurim ndeshjen historike të Kosovës ndaj Turqisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Në qoftë se ‘Dardanët’ triumfojnë sonte ndaj Turqisë, për herë të parë do të marrë pjesë në Kupën e Botës, sukses ky që nëse arrihet, po cilësohet si një Pavarësi e dytë, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Kosova Today”, analisti politik, Mentor Nazarko e quajti këtë histori suksesi të Kosovës, si hakmarrjen më të bukur ndaj Serbisë.
“Këta djem madhështor, sot po hakmerren ndaj Serbisë që i largoi nga vendi që i vrau të afërmit. Unë mendoj që kjo është hakmarrja më e bukur që Kosova i bën në kohë paqeje Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=WT0tOF6trI8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.